Kërstiq për protestat studentore në Serbi: Mund të ketë gjakderdhje në Beograd – Vuçiqi është diktator

by Nexhat

Gazetari serb, Branislav Kërstiq, e ka quajtur diktator presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se protestat masive studentore kanë pasur një mbështetje të heshtur amerikane.

Duke komentuar vizitën e djalit të presidentit amerikan Donald Trump në Beograd, Kërstiq tha se nuk lidhet domosdoshmërisht me Kosovën.

banner

Ai tha në “Pressing” të T7 se shumë republikanë kanë pasuri në zona qendrore të Beogradit.

E për  protestat ai tha se të shtunën e 15 marsit mund të ketë gjakderdhje.

Ka shtuar se gjithë Serbia është në këmbë për ta kundërshtuar regjimin që siç thotë gazetari serb “Vuçiq tashmë ka frikë”.

“A është koha për diçka të re në Beograd, ne e dimë që nga fillimi administrata amerikane e ka pasur një mbështetje simbolike për protestat e studentëve, ata e kanë regjistru që protestat janë autentike. Shteti i Serbisë është i kapur nga një diktator dhe bandat për rreth. Amerikanët kanë qenë të rezervuar, por protestat studentore e kanë marrë një lloj masiviteti tepërt serioz. Ky diktator që me kriminelët e vet, bën kontrollimin e mediave, e sistemin e prokurorisë e gjykatës, policisë e ushtrisë, tash erdh momenti kur frika kalon në anën tjetër. Duket gjithë Serbia është këmbë”.

“E kemi një lloj mbështetje në heshtje nga Administrata Amerikane. Por. Administrata amerikane do të  jetë përgjegjësi i parë nëse ne me 15 mars do të kemi gjakderdhje në Beograd, sepse eshtë e nevojshme e ky dikatori e ka kuptu”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy