Kica-Xhelili i përgjigjet Hajrulla Çekut: A po kuptoni, a po bëheni që s’po kuptoni, bëjeni Qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

by Nexhat

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, sot i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e tij se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ndërsa po ashtu Abdixhiku e ka përjashtuar edhe një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje. Çeku tha se kjo deklaratë e Abdixhikut është në kundërthënie me deklaratën e tij të disa ditë pas zgjedhjeve.

Çekut i ka reaguar deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, duke thënë se LDK nuk i ndryshon qëndrimet paraelektorale.

banner

Ajo i është drejtuar VV’së duke i thënë “a jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!”.

“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, ka shkruar ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy