Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, konfirmon mbështetjen për FSK-në

by Nexhat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë gjeneral Christopher Donahue.

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) gjeneral Christopher Donahue vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë rast u prit në takim nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

banner

FSK-ja ka bërë të ditur se Jashari e njoftoi gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen. 

“Pastaj gjatë takimit u diskutua në përgjithësi mbi sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale”, thuhet në njoftim. 

Ndërsa gjeneral Donahue e përgëzoi gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Republika e Kosovës në përgjithësi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veçanti.

“Gjithashtu gjeneral Donahue konfirmoi mbështetjen e tij për rrugëtimin e përbashkët drejt arritjes së objektivave strategjike. Në fund të dy gjeneralët diskutuan për investimet në projektet e përbashkëta me interes reciprok të ushtrisë Amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë. 
Ky takim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy