Kosova pa asnjë përparim në rrugën integruese, sipas Barometrit të Reformave Europiane 2024

by Nexhat

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantuan Barometrin e Reformave Evropiane 2024.

Aty u tha se që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Kosova nuk ka bërë asnjë përparim tutje në rrugën integruese.

banner

Sipas tyre, Barometri ka për qëllim të avancojë diskursin publik mbi reformat e BE së dhe të rrisë përgjegjshmërinë e institucioneve publike, përmes vlerësimit të rregullt të performancës së Qeverisë së Kosovës, përkatësisht, ministrive relevante në zbatimin e reformave të zotuara.

 Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, tha se Barometri i BE-së  është një mënyrë për të ndjekur punën e ministrive dhe për t’i mbajtur ato përgjegjëse për reformat e tyre në lidhje me BE-në, duke përmendur edhe punën e disa ministrive kyçe.

“Raporti në fjalë për Ministrinë e Financave e vlerëson pozitivisht përparimin e Kosovës në politikat sociale, punësim dhe bashkimin doganor,  por,  sipas tij, Ligji për Prokurimin Publik, i cili është një rekomandim kyç dhe një kriter i paplotësuar i Agjendës së Reformave Evropiane dhe një tregues i rëndësishëm në planin e reformave për rritje. Edhe miratimi i Ligjit për Ndihmën Shtetërore është thelbësor”, tha Orav.

Sa i përket Ministrisë së Mjedisit shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se Kosova po bën një punë të mirë për të përafruar legjislacionin e saj me kuadrin e BE-së, por nuk po bën sa duhet për ta zbatuar atë. Ai theksoi se për të bërë përparim duhet të ndahen fonde të përshtatshme për të investuar në infrastrukturën e nevojshme.

Ndërsa, për Ministrisë së Drejtësisë, Orav tha se në fushën e sundimit të ligjit, është e nevojshme që gjyqësori dhe prokuroria të bëjnë më shumë përpjekje për të hetuar dhe gjykuar në mënyrë efektive rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Ai ceku se një tjetër sfidë është Kodi Civil, një rekomandim i raporteve vjetore dhe një angazhim në Agjendën e Reformave.

“Kryesisht, mesazhi i këtyre raporteve është për qeveritë, për të treguar se çfarë duhet të bëjnë për të hyrë në BE. Në mënyrën më të mirë, raporti përfundimtar duhet të përmbajë vetëm disa rreshta: “Nëse përmbushni këto disa pika të mbetura, atëherë do të jeni këtu.” Por, natyrisht, nuk jetojmë në një botë ideale, kështu që ka shumë çështje për të cilat flasim, sepse vendet duan të shohin se çfarë po bëjnë mirë dhe çfarë duhet të theksohet pozitivisht. Por më e rëndësishmja është se çfarë po thotë Bashkimi Evropian se duhet ende të bëhet”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, duke shtuar se tani një mjet i ri – Barometri i BE-së është një mënyrë tjetër për të ndjekur punën e ministrive dhe për t’i mbajtur ato përgjegjëse për reformat e tyre në lidhje me BE-në

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë Karin Boven, tha se për Holandën, forcimi i sundimit të ligjit mbetet një prioritet.

“Qëllimi i Barometrit të BE-së nuk është vetëm të jetë kritik. Përkundrazi, ai synon të kontribuojë në mënyrë konstruktive në diskutimin se si mund të bëhet përparim i mëtejshëm. Barometri shërben si inkurajim për të vazhduar punën që po bëhet në Kosovë dhe shpresojmë si një shtysë për të qenë më ambiciozë në avancimin e reformave të nevojshme. Kjo nuk është vetëm në interes të qeverisë apo shoqërisë civile, por në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së”, tha Boven, duke theksuar se kjo nuk mund të arrihet vetëm nga qeveria, por kërkohet angazhimi i shumë aktorëve, përfshirë komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, partitë politike dhe shoqërinë në tërësi.

“Për Holandën, forcimi i sundimit të ligjit mbetet një prioritet. Themeloret janë kyçe për ne, sepse jo vetëm që do të ndihmojnë Kosovën të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, por gjithashtu janë përgjigja ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të Kosovës”, tha ambasadorja e Holandës.

Drejtoresha e GLPS, Arbëresha Loxha-Stublla, tha se Integrimi evropian dhe reforma që lidhet më integrimin evropian nuk kanë qenë lart në agjendën e qeverive të kaluara dhe në një mënyrë ka humbur momentumi si rezultat i mungesës së vullnetit politik.

“Duke shtuar edhe vetë faktin se Kosova është nën masa nga BE-ja dhe e njëjta ka ndikuar negativisht Kosova të afektohet nën plotësimin ose implementimin e reformave evropiane. Prandaj, përmes këtij barometri symojmë qe të nxisim dhe të bëjmë në theks të opinionit publik, qeverisë dhe institucioneve publike rëndësinë që reformat evropiane kanë për Kosovën, fillimisht për çështjet e saj të brendshme, të mirën tonë si shtet, por njëkohësisht edhe për rrugën tonë drejt BE-së”, tha Loxha-Stublla.

Drejtori ekzekutiv i EPIK-ut, Demush Shasha, tha se nga viti 2016  dhe që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Kosova nuk ka bërë asnjë progres në rrugën e saj integruese.

“Cfarë janë tri qëllime që ne kemi dashur që të arrijme me Barometrin. Qëllimi i parë ka qenë mbajtja e zjarrit të integrimit evropian ndezur. Mund të thuhet që nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese. Që nga hyrja në fuqi të Marrëveshje së stabilizm asocimit, thelbësisht Kosova nuk ka bërë asnjë përparim tutje. E spostojmë për momentin liberalizimin e vizave për shkak se ajo del jashtë procesit integrues. Në këtë sfond, ne kemi dashur përmes barometrit të kthejmë vëmendjen tek procesi integrues”, tha Shasha.

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural,  Faton Peci, tha se për pesë vjet në këtë ministri nga qeveritë e kaluara nuk është miratuar asnjë ligj, ndërsa, sipas tij, në mandatin e tij janë miratuar 30 ligje.

“Pjesa e vlerësimit që është bërë për Ministrinë e Bujqësisë janë disa tema që në një mënyrë ose tjetër ka pasur një nivel të premtimit që ka ende hapësirë për përmirësim. Nëse është e vlerësuar pozitivisht që kemi Plan Kombëtar në bujqësi ju duhet me qenë në dijeni që Ministria e Bujqësisë kurrë nuk ka pasur strategji, por mandati ynë për herë të parë e ka hartuar dhe miratuar Staregjinë Nacionale, kemi pasur plan të veprimit, në raport është pjesa e Programit Nacional. Pesë qeveria paraprake nuk e kanë aprovuar asnjë ligj në sektorin e bujqësisë, Ministria e Bujqësisë ka qenë kampion për mosimplementim të reformës. Në mandatin tonë kemi mbi 30 ligje të aprovuara”, tha ministri Peci./EO/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy