Maqedonci flet për pikat kryesore nga marrëveshja me SHBA-në: Është tejet e rëndësishme

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar në konferencë për media pasi që Qeveria ka miratuar në parim një nismë për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, shkruan Gazeta Express.

Maqedonci ka thënë se kjo është një marrëveshje tejet e rëndësishme dhe është e dyta në Kosovë pas asaj me Turqinë që është arritur vitin e kaluar.

banner

Po ashtu, ai ka njoftuar edhe pikat kryesore të marrëveshjes siç janë planifikimi i mbrojtjes, menaxhimi i mbrojtjes por edhe ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake.

‘‘Sa po vi nga takimi që pata në Ministrinë e  Mbrojtjes me komandantin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë. Një vizitë e paralajmëruar me qellim të forcimit të bashkëpunimit tonë. Patëm një takim të frytshëm ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha me SHBA-të. Por edhe që ndërlidhet edhe me një vendim shumë të rëndësishëm që morëm sot, në mbledhjen e qeverisë atë të miratimit të nismës për marrëveshjen kornizë në fushën e mbrojtjes mes SHBA dhe Kosovës. Për përmbajtën e kësaj marrëveshje jemi dakorduar gjatë vizitës sime që kam pasur në SHBA në janar të këtij viti, ku kemi diskutuar dhe dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes.  Marrëveshje tejet e rëndësishme dhe e dyta e tillë në Republikën e Kosovës, pas asaj që nënshkruam me Turqinë vitin e kaluar. Marrëveshja parasheh thellim të bashkëpunim, zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, siç është në industrinë e mbrojtjes. Janë pesë pika kryesore për të cilat jemi dakorduar: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes. Menaxhimi i resurseve humane dhe menaxhimi të mbrojtjes. Ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake. Bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar’’, ka thënë ai mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy