Bayern Munich ka kaluar me lehtësi rivalin gjerman Bayer Leverkusen ku pas dy ndeshjeve fituan me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Tani bavarezët në çerekfinale do të ndeshen me gjigantin italian Inter, që shihet si një konkurrent shumë i fortë.
Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka paralajmëruar skuadrën e tij për sfidat e paraqitura nga çerekfinalet e tyre të ardhshme në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Interit në prill.
“Do të jetë një tjetër lojë e vështirë. Ne e dimë historinë e tyre dhe sa mirë luajnë ata”, tha Musiala.

“Ata janë një ekip i fortë dhe ne do të përgatitemi për t’u përballur me ta pas pushimit ndërkombëtar. Ne duhet të kthehemi në maksimumin tonë”.
“Ëndrra për të arritur në finale në shtëpi? Personalisht, unë jam i fokusuar vetëm në raundin tjetër. Mendoj se të gjithë duam të shkojmë deri në fund. Interi është në radhë, dhe pastaj do të shohim”, deklaroi Musiala