Po tërhiqen paditë ndaj Jay Z dhe Diddy për sulme seksuale

by jonzefaj

Një grua kishte akuzuar Jay Z dhe Diddy-n për sulm seksual, duke pretenduar se ngjarja kishte ndodhur në MTV VMA në vitin 2000, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

Megjithatë, një audio-incizim i siguruar nga “ABC News” tregon se gruaja ka pranuar se Jay Z nuk e kishte sulmuar atë dhe se avokati i saj, Tony Buzbee, e kishte shtyrë që të përfshinte reperin në padi.

banner

Në regjistrim, gruaja dëgjohet duke u thënë hetuesve privatë se Jay Z ishte vetëm i pranishëm në atë moment dhe nuk kishte asnjë lidhje me ndonjë akt të paligjshëm ndaj saj. Ajo gjithashtu thekson se Buzbee ishte ai që e inkurajoi të përfshinte Jay Z-në në akuzë.

Ndërkohë, avokati i Jay Z-së, Alex Spiro, mohoi kategorikisht që klienti i tij ta kishte takuar ndonjëherë denoncuesen. Ky zhvillim i ri ka bërë që padia ndaj artistit të tërhiqet, duke hedhur dritë mbi rrethanat e ngritjes së kësaj çështjeje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy