12
Dukagjini ka fituar në udhëtim te Prishtina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Jean Michel Cavallit ka shkuar në gjashtë ndeshje radhazi në pranverë pa e shijuar fitoren, duke rënë xhiro pas xhiros më poshtë në renditje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 18-të me anë të Altin Mërlakut, i cili shënoi për 0-1 pas një gabimi të dyfishtë, nga Ardi Ajdini e pastaj nga Ardin Nika