Rutte thotë se Policia e Kosovës duhet ta njoftojë KFOR-in me kohë para se të dislokohet afër kufirit me Serbinë

by Nexhat

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se KFOR-i duhet së paku të njoftohet edhe në rastet kur Policia e Kosovës dislokohet afër kufirit me Serbinë.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Rutte tha se nëse Policia e Kosovës janë të dislokuar afër kufirit me Serbinë, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë KFOR’in para se të ndodhë kjo.

banner

“Kur bëhet fjalë, natyrisht, për FSK-në, përderisa nuk ka një marrëveshje të re, duhet t’i përmbahemi asaj aktuale, dhe e tashmja thotë qartë se që FSK-ja të dislokohet diku, duhet të ketë, veçanërisht në veri, pajtim paraprak me KFOR-in, komandantin e KFOR-it. Dhe kur është fjala për Policinë e Kosovës, nëse ata janë të dislokuar afër vijës kufitare administrative, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë para se të ndodhë kjo, pra dislokimin e PK-së, Policisë së Kosovës, që ta informojnë KFOR-in”, deklaroi Rutte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy