Sulmi ndaj Abdixhikut dhe çështja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Halimi: Çeku përfaqëson mendësinë primitive të VV-së

by Nexhat

Drejtoresha e Kuluturës në Komunën e Prishtinës dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili sot ka komentuar një qëndrim politik të kreut të LDK-së, Lumir Abixhiku, rreth krijimit të Qeverisë.

Halimi ka thënë se Çeku sot përveç marrjes me Abdixhikun, ka dhënë urdhër edhe për ndaljen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

banner

Sipas saj, kjo është mendësia primitive e Lëvizjes Vetëvendosje që Çeku e përfaqëson.

“Në rrethana të tjera, një ministër që përfaqëson kulturën dhe artin do të duhej të promovonte emancipimin politik dhe zhvillimin. Por kjo është partia që ai përfaqëson, me mendësinë e saj primitive të qeverisjes.Prandaj, shpresat për gjeneratat e reja në partinë në pushtet përfundojnë kësisoj – duke braktisur idetë progresive dhe duke ia lënë mendjen lokomotivës propagandistike, partisë!”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy