Mirel Josa nuk është më trajner i KF Vëllaznimit.
Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.
“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimi. KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, njoftojnë Kuqezinjtë.
Ish-trajnerit të Prishtinës nuk i ecën punët mirë me rezultate në Gjakovë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes mes palëve.
Vëllaznimi synon të rikthehet në Superligë, por në javët e fundit ka ngecur prapa në Grupin A të Ligës së Parë pas rezultateve zhgënnyese.