VUSHTRRI/ Policia kryen kontrolle në shkolla – Sekuestron thikë, boks të hekurit dhe maskë

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot kanë kryer kontrolle sigurie në shkolla, ku janë kontrolluar mbi 1379 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta  dhe të larta në Vushtrri,

Në njoftimin e saj, policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit, në njërën prej shkollave në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, një (1) maskë, dhe një (1) boks metali.

banner

Njoftimi:

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

Vushtrri, 12 Mars 2025

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme  me datë 12.03.2025 kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Këto kontrolle janë kryer përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç‘rast janë kontrolluar mbi 1379 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta  dhe të larta në Vushtrri.

Gjatë kontrollimit, në njërën prej shkollave në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, një (1) maskë, dhe një (1) boks metali.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent dhe me rekomandim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll  posedim apo shfrytëzim i  paautorizuar i  armës dhe municionit”.

Policia mbetet e përkushtuar për  bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e arsimit  në parandalim dhe ofrimin  e sigurisë në shkolla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy