Arifi: E vetmja shpresë e LVV-së për t’a formuar Qeverinë është ‘trafikimi i deputetëve’

by Nexhat

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së ky institucion ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve.

banner

Kujtojmë se pak ditë më parë, Lëvizja Vetëvendojse, ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga PZAP-ja.

Nga ajo se si ka shkuar procesi i numërimit të votave deri tani duket se certifikimi i rezultateve është ende larg.

Në lidhje me këtë çështje dhe formimin e mundshëm të Qeverisë ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi.

Arifi tha se LVV-ja po bën gjithçka për t’a zvarritur rezultatin.

Ai tha se nëse ky subjekt politik do t’i kishte mbi 55 deputetë të zgjedhur që tani do ta kishim qeverinë e re në detyrë.

“Natyrisht se LVV-ja po ben gjithçka për të zvarritur rezultatin. Po ti kshte VV-ja mbi 55 deputet të zgjedhur ne qysh tash do të kishim Qeverinë e re ne detyrë” tha Arifi.

Arifi tutje u shpreh se është e vështirë të parashikohet se si do të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës por se sipas tij ‘e vetmja shpresë e VV-së është trafikimi i deputeteve’

“Eshtë veshtirë të prognozohet koalicioni duke pas parasysh se e vetmja shprese e VV-së është trafikimi i deputeteve kurse partitë opozitare të pakten në ketë faze më shumë janë te fokusuara ne interesa partiake” tha Arifi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy