Avokat Haxhia: S’mund të aplikohej arresti në burg për Erion Veliajn, është njeriu më i votuar dhe s’paraqet rrezikshmëri

by Nexhat

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Avokati Maks Haxhiaj e quajti absurde këtë masë sigurie për një person që është zgjedhur 3 herë nga qytetarët si kryetar bashkie. Më tej ai u shpreh se shpreson që të jetë Gjykata e Lartës ajo që do të vendosë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.

“Zgjidhja e çështjeve me masë arresti për këdo, është një absurd që vetëm në Shqipëri ndodh, sidomos kur vepra s’paraqet shkallë rrezikshmërie apo personi. S’mund të aplikohet masa e arrestit për personin më të votuar në Shqipëri dhe t’i thotë që je person i rrezikshëm. Rrezikshmëria lidhet me agresivitetin dhe mundshmërinë për të kryer vepra penale. Presim të ndodhë çudia në Gjykatë të Lartë sepse nuk plotëson kriteret për t’u mbajtur në burg. Në seancë ka qenë i njëjti material që ka qenë në Gjykatën e Shkallës së Parë”, u shpreh Haxhiu.

banner

I pyetur se a ka Prokuroria e Posaçme përgjime kundër Veliajt, Haxhia u përgjigj kështu:

Po hape kapitullin e përgjimeve, ajo që ka ndodhur me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është situatë skandaloze. Kur vihet në përgjim GJK, imagjino si jemi ne të tjerët. Ky institucion nuk ka kontroll!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy