Çeku paralajmëron padi ndaj Besian Mustafës nëse s’kërkon falje për akuzat se i ndau subvencione vëllait të tij

by Nexhat

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka paralajmëruar padi ndaj Besian Mustafës së LDK-së nëse ky nuk kërkon falje për një deklaratë të djeshme ku e akuzoi Çekun për ndarje të 257 mijë eurove për vëllain e tij, si dhe për nënshkrim të disa tenderëve në fund të mandatit.

Çeku sot tha se deklarata e Mustafës përbën shpifje dhe e akuzoi atë se ka në qëllim dëmtimin e integritetit të tij.

banner

“I nderuar Besian Mustafa, Dje, në faqen tënde në Facebook ke publikuar një deklaratë publike / status, që përmban të pavërteta, respektivisht shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e integritetit tim. Pretendimet e tua për “hall financiar” në lidhje me procedurat e stadiumeve dhe për “subvencione për vëllain tim” janë tërësisht të pavërteta. Bazuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, të ftoj që të tërheqësh deklaratën tënde dhe të kërkosh falje publike. Nëse nuk e bën tërheqjen dhe kërkimfaljen brenda shtatë ditësh, pra deri më datën 20 mars 2025, unë do të dorëzoj padi për shpifje në gjykatën kompetente”, ka shkruar Çeku.

Mustafa dje në një postim në Facebook kishte pyetur Çekun “çfarë halli financiar” kishte për nënshkrimin e “56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar”.

“Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate? A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd? A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit? Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës”, ka shkruar Mustafa.

Çeku paraprakisht i kishte reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e tij se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ndërsa po ashtu Abdixhiku e ka përjashtuar edhe një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy