Hashim Thaçi po vazhdon të qëndrojë në QKUK ku po viziton babanë e sëmurë

by Nexhat

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë.

Thaçi hyri më herët në Klinikën Interne dhe ende po vazhdon qëndrimin aty, ndërsa jashtë klinikës prezentë janë forcat policore.

banner

Në një përgjigje për media, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, tha se vizita u mundësua për arsye humanitare.

“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”.

Para se të hynte në QKUK, Thaçi u duartrokit nga disa qytetarë të pranishëm, ndërsa ai i përshëndeti me dorë.

Thaçi kishte bërë kërkesë më 31 janar 2025 nga gjyqtarët që ta lirojnë për vizitë humanitare në Kosovë.

Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare. Në të dy rastet, kërkesa e tij ishte refuzuar.

Thaçit i ishte refuzuar edhe kërkesa tjetër nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masslot në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy