Komandanti i FSKsë, Bashkim Jashari, priti majorin e Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti sot në takim rreshter majorin komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, i cili ishte i shoqëruar nga rreshter majori i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Matthew T. Strasser.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

banner

“Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së”, thuhet tutje në njoftim.

“Në anën tjetër RRMK Abernethy vlerësoi lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së e në veçani për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së. Duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së. Në fund KOMFSK falënderoi RRMK Abernethyn për mbështetjen e vazhdueshme, me këtë rast e dekoroi me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy