Eurokomisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, i dhuroi në mënyrë simbolike kryeministrit Edi Rama fanellën e Bashkimit Europian me numrin 11.
Teksa solli në vëmendje golin e shpejtë të Nedim Bajramit ndaj Italisë në kampionatin europian vitin e kaluar, ajo theksoi se kjo tregoi se sa të shpejtë janë shqiptarët edhe në integrimin europian.
Kos e ftoi Ramën që pasi të mbaronin negociatat e antërësimit, të ngjisnin malin më të lartë të të Shqipërisë, Korabin së bashku.
“Angazhimi im është edhe sportiv, unë vij nga një familje sportive. Ne kemi parë edhe Kampionatin Evropian të futbolli dhe kam mësuar sa të shpejtë jeni ju dhe Nedim Bajrami bëri golin në 23 sekonda, ishte goli kundër Italisë dhe kjo tregoi se sa të shpejtë jeni ju edhe në integrimin europian. Futbolli luan një rol të rëndësishëm edhe në jetën e shoqërisë shqiptare, ndërsa basketbolli la luajtur rol të posaçëm në jetën tuaj, dhurata ime për ju sot është simbolike, është për gjithë Shqipërinë dhe duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Është numri im dhe prandaj ju dhamë edhe numrin 11 në Europë. Kur ne të përfundojnë negociatat unë do të ngjis malin më të lartë në Shqipëri, do të arrijmë majin e Korabit që është më i larti madje edhe se mali ynë më i madh në Slloveni. Por do të doja shumë që të vinit me mua”.
Kryeministri iu përgjigj se kur të hyjmë në BE, do t’ju japë një kryeministër të ri e të freskët e të ngjitet në majën më të lartë.
“Shpresoj që kur të hyjmë në BE, do t’ju jap një kryeministër të ri e të freskët e të ngjitet në majën më të lartë. Jam krenar që të kem një ekip mjaft të përkushtuar. Shpreh një mirënjohje dhe falënderime për ju, për Majlindën dhe Adean dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar. Por edhe ambasadorin Ferit Hoxha që është Lionel Messi ynë në punët e jashtme, e hodhëm përtej oqeanit në SHBA dhe e sollëm prapë në Europë, ai i bën mirë ato, është i mirë në punët e jashtme. Besoj se edhe ministri i jashtëm Hasani bien dakord”