Luhet në Murcia të Spanjës, dalin në shitje biletat e ndeshjes Islandë – Kosovë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme për ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në Prishtinë dhe tre ditë më vonë në Murica të Spanjës.

banner

Tanimë kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen që Kosova e zhvillon si mysafirë

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës.

Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro.

FFK fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Linku për blerjen e biletave:

https://ksi.compralaentrada.com/eventos/14412/14421

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy