Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku është ndëshkuar me një gjobë prej 50 mijë rubla (534 euro) pas një incidenti gjatë ndeshjes me Spartak Moskën.
Daku, i cili u përjashtua me karton të kuq, humbi kontrollin dhe goditi kamerën gjatë daljes nga fusha.
Pas ndëshkimit me kartonin e kuq, Daku u përpoq të kishte debat me gjyqtarin, por shokët e skuadrës dhe trajneri ndërhynë për ta larguar nga fusha.

Gjesti i tij ndaj kamerës u regjistrua dhe u bë shkak për ndëshkimin nga Komiteti i Disiplinës.
Në këtë ndeshje, Mirlind Daku kishte shënuar dy gola, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij
Sulmuesi gjilanas nuk dihet nëse do t’i bashkohet Shqipërisë për ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.