Putin pajtohet me propozimin e SHBAve për armëpushim, por me disa rezerva!

by engel

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se Rusia pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Ukrainë, por shtoi se hollësitë duhet të zgjidhen dhe se çfarëdo marrëveshje që bëhet duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate.

“Ne pajtohemi me propozimin për t’i ndalur luftimet. Por, ne nisemi nga fakti se kjo duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate dhe duhet t’i prishë rrënjët që shkaktuan këtë krizë”, tha Putin të mërkurën.

banner

“Ne jemi për [armëpushim], por ka nuanca”, tha Putin duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mënyrën se si e vlerësonte propozimin e SHBA-së për një armëpushim gjatë një konference për shtyp në Moskë me liderin bjellorus, Aleksandr Lukashenko./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy