Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë në vizitë te babai i tij i sëmurë pasi Dhomat e Specializuara të Hagës i dhanë leje për “arsye të forta humanitare”.
Aktualisht, ai po vazhdon të qëndrojë në Klinikën Interne, ndërsa jashtë QKUK-së në një video të T7 shihet një grumbull qytetarësh që po presin.
Thaçi u duartrokit nga disa qytetarë edhe kur arriti në QKUK, të cilëve ia ktheu përshëndetjen me dorë.

“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”.
Vizita e tij u mundësia pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale,
Thaçi kishte bërë kërkesë më 31 janar 2025 nga gjyqtarët që ta lirojnë për vizitë humanitare në Kosovë.
Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare. Në të dy rastet, kërkesa e tij ishte refuzuar.
Thaçit i ishte refuzuar edhe kërkesa tjetër nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masslot në rastin kundër administrimit të drejtësisë.