Policia e Tiranës ka identifikuar 10 pjesëtarë të grupit, të cilët e shitnin lëndën narkotike në lokale, në Tiranë, dhe e trafikonin në Kosovë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tentakulat”, u arrestuan 5 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë.
Në pranga u vunë shtetasit Dritan Uka, Alban Grori alias Alban Gruri, Mehdi Gjoka, Ylber Tahiri alias Ylli Hida dhe Ramazan Doçi, për të cilët Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”,
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. D. alias A. D., 51 vjeç, A. D., 48 vjeç, N. G., 35 vjeç, E. T., 24 vjeç dhe I. P., 34 vjeç.
Këta shtetas akuzohen se të organizuar si grup, që nga viti 2019, kanë siguruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga zona të ndryshme në Krujë dhe Dibër, dhe më pas e kanë shitur në lokale, në Tiranë, dhe e kanë trafikuar në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se 10 shtetasit janë bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre veprave penale, me 11 shtetas të identifikuar nga Policia e Gjirokastrës, gjatë operacionit policor të koduar “Crossborder line”, në muajin nëntor 2024./Euronews.al