Shqipëri: Nesër Dita e Verës, në sheshet dhe rrugët kryesore do të ketë lëvizje të kufizuar për automjetet

by engel

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14.03.2025, me rastin e Ditës së Verës.

Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Këta punonjës do të jenë të planëzuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve.

banner

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve. Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy