Janë mësuar skuadrat çerekfinaliste të Europa League. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë mes Manchester United dhe Sociedad premtonte spektakël dhe ashtu ndodhi pasi në “Old Trafford”, ekipi i Amorim fitoi 4-1. Oyarzabal heshti vendasit, por dopieta e Bruno Fernandes përmbysi ndeshjen. Në fundin e takimit portugezi kompletoi tripletën, ndërkohë që pati kohë edhe për një gol të mbrojtësit Dalot.Kështu, kualifikohet United dhe në fazën tjetër do të përballet me Lyon
Tottenham përmbys humbjen 1-0 ndaj Az Alkmaar, duke fituar 3-1 në Londër, në përballjen e kthimit
Në Conference League, pas fitores 2-1 në Copenhagen, Chelsea pret një biletë për në çerekfinale, pas triumfit minimal 1-0 në shtëpi. Për t’u theksuar edhe Betis e Fiorentina, që vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion