Ambasadori italian i shkon në parti Fatmir Limajt, flasin për situatën politike në vend

by Nexhat

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë për të thelluar raportet mes shteteve,.

“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për mundësitë e reja për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme. Vlerësoj përkushtimin dhe rolin e Italisë si partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-atlantike”, ka njoftuar Limaj.

banner

Kreu i NISMA-s në zgjedhje te 9 shkurtit ka garuar në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe pritet që t’i ketë tre deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Limaj ka qenë lideri i parë partiak që ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Kurtin për ndërtimin e institucioneve të reja, gjë që ka nxitur reagimin e ashpër edhe të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kategorik kundër bashkëpunimit me Kurtin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy