Ballkani në BE, Orban i harron Kosovën e Shqipërinë

by Nexhat

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban s’e do Ukrainën në BE.

Nuk është se e tha direkt, por, kryeministri hungarez, që është miku më i madh i rusit Vladimir Putinit dhe serbit Aleksandar Vuçiq në Union, nuk shfaqi ndonjë simpati as për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. E mbase as të Shqipërisë.

banner

Njërën e tjetrën nuk i përmendi fare, kur në një konferencë shtypi tha se vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të hyjnë në BE, para Ukrainës.

Orban i dha prioritet Serbisë, në fjalimin e tij.

Të njëjtën gjë ai e tha edhe për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa në këtë radhë nuk i futi fare Shqipërinë, Kosovën, e madje as Bosnjën..

Orban tha se BE nuk duhet ta vonojë anëtarësimin e vendeve ballkanike, ndërsa të lobojë për aderim të shpejtë të Ukrainës.

Duke iu kthyer vendit të tij, Orban tha se Hungaria nuk do të merrte gjë nga Ukraina por do të fitonte shumë nga anëtarësimi i vendeve ballkanike në BE, ndërsa e proklamoi shtetin e tij si forca udhëheqëse prapa anëtarësimit të tyre në Union

Për më të tepër, ndiqeni kronikën më poshtë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy