‘‘Duhet të japin dorëheqje sonte’’, ‘‘Amatera’’, Bajrami: A do ta respektojë Kurti ligjin që e ka miratuar vetë

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shtruar pyetjen se nëse kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i udhëhequr prej tij do të japin dorëheqje, pasi që, sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit,

Bajrami ka theksuar edhe se, nëse rezultatet do të certifikohe nesër, kjo nënkupton se Kurti dhe ministrat e tij duhet të japin dorëheqje sonte.

banner

‘‘Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.’’, ka shkruar ajo ndër tjerash.

Postimi:

A do ta respektoj Albin Kurti  dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.

Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1:

 “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”

Nga ana tjetër, Neni 30 thotë:

 “Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit.

Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion. 

A e dini çfarë ligji keni miratuar?

Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Amatera!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy