Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit në Dibër.
Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit. Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.
Rama ka theksuar një ditë më par se rruga e Arbrit është ndërtuar me PPP ndaj shpenzimet në buxhetin e shtetit janë minimale. Kreu i qeverisë shtoi se sa të jetë në pushtet Rruga e Arbrit nuk do ketë taksë.
“Rruga e Arbrit sa të jem unë nuk do ketë taksë, sa të jem unë, më prapa shihni e bëni, është ndërtuar me PPP dhe shpenzimet në buxhet janë minimale. Rruga e Arbrit plumb pushke nga Tirana në Dibër”, ka thënë Rama.