Kurti takohet me Kapetanovicin, folën për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.

Qeveria bënë të ditur se procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), si dhe Agjenda e Gjelbër, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.

banner

Kryeministri e uroi Sekretarin e Përgjithshëm për detyrën e tij të re dhe ritheksoi mbështetjen e Kosovës për RCC-në në promovimin e bashkëpunimit në rajon.

“Duke potencuar rëndësinë e barazisë në organizatat rajonale, kryeministri nënvizoi nevojën për një përfaqësim të drejtë në pozitat drejtuese dhe në stafin e RCC-së dhe inkurajoi organizimin e më shumë aktiviteteve të RCC-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

sipas njoftimit, kryeministri shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj Planit të Veprimit CRM2 dhe theksoi rëndësinë e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Agjenda e Gjelbër duhet të sigurojë një tranzicion të drejtë dhe, në këtë drejtim, duhet të garantohet qasje e barabartë në mekanizmat e financimit.

Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka filluar zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën, e cila ka rritur lëvizshmërinë e qytetarëve të Bosnjës drejt Kosovës. Ky vendim kontribuon në rritjen e mobilitetit të qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal

Kryeministri theksoi rëndësinë që Bosnje dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, si një obligim i marrë nga Procesi i Berlinit dhe në funksion të rritjes së lëvizshmërisë mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe në funksion të thellimit të bashkëpunimit e integrimit ekonomik të rajonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy