Ahmeti për tragjedinë në Koçan: Lutjet tona janë me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtje

by Nexhat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një klub të natës vdiqën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u lënduar.

Ahmeti u shpreh se u trondit nga ky lajm.

banner

Ai tha se ky është një moment i vështirë.

“Në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje. Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar”, tha Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy