Arrestohen pesë të rinj në Fushë Kosovë të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë, policia publikon inicialet e tyre

by Nexhat

Zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë identifikuar dhe  arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët me datën 15.03.2025, kishin tentuar të kryejnë një vjedhje në një market rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.

Personat e dyshuar: “A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë,

banner

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë  personat e arrestuar, thuhet në njoftimin e policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy