Patriarku Ekumenik Bartholomeu uron Kryepiskopin e ri të Shqipërisë, Imzot Joanin

by Nexhat

Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Fortlumturia e Tij Bartholomeu, ka dërguar një mesazh urimi për Kryepiskopin e sapozgjedhur të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joani

Në mesazhin e tij, dërguar nga Fanari më 16 mars 2025, Patriarku Bartholomeu e përgëzon Kryepiskopin e ri për zgjedhjen e tij në Fronin Kryepiskopal dhe i uron një shërbim të gjatë dhe të ndritur

banner

“Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra. Në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror! I denjë!” – thuhet në mesazhin e nënshkruar nga Bartholomeu i Konstandinopojës.

Mesazhi i plotë:

Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.

Fortlumturi vëlla i shenjtë,

Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!

Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës

Fanar, 16 Mars 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy