Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi
Prishtinë, 16 mars 2025 – Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur shumë figura politike dhe qytetarë të Kosovës dhe më gjerë.
Në shenjë ngushëllimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Baba iku krenar, Hashim”, shkroi Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Thaçi, i cili aktualisht po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.
Pritet që gjatë ditëve në vijim të bëhen homazhe dhe ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij