Xavi po rikthehet në stol, spanjolli merr një ofertë befasuese nga një klub jashtë Evropës

by Nexhat

Xavi Hernandez ka qenë i papunë që prej se u shkarkua nga Barcelona në fund të sezonit. 

Ai kishte marrë një vit pushim nga futbolli pas një periudhe stresuese në Kataloni dhe në verë, ai pritet që të bëjë rikthimin e tij në stol. 

banner

Xavi, i cili së fundmi kishte thyer heshtjen për kohën e tij si trajner i Barcelonës, po bëhet gati që të rikthehet në futbolli nga sezoni i ardhshëm, ani pse prioriteti i tij i parë mbetet të kalojë kohë me familjen. 

Teksa ai po relaksohet, klubet anembanë botës duket se janë bërë gati për të trokitur në derën e spanjollit. 

Më parë ishte raportuar se një klub i panjohur nga Liga Premier është i etur ta emërojë 45-vjeçarin në verë dhe tani ai po tërheq interesim nga Meksika. 

Siç ka raportuar e përditshmja katalanase Sport, Rayados de Monterrey po e konsideron një ofertë për Xavin për ta zëvendësuar Martin Demichelis, i cili është nën një presion të madh tek gjiganti meksikan

Xavi është në dijeni të interesimit të tyre, por momentalisht nuk është duke e konsideruar atë, pasi prioriteti i tij është që të vazhdojë në Evropë, aty ku dëshiron të udhëheqë një projekt të fuqishëm. 

Klube si Manchester United dhe Ajax e kanë kontaktuar atë gjatë muajve të fundit dhe ani pse ai i ka refuzuar ato për të vazhduar pushimin, me gjasë këto dy klube do të telefonojnë sërish në fund të sezonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy