Gazmend Muhaxheri dorëzon mandatin e deputetit: Do të mbes në komunë

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Këtë e ka konfirmuar vetë Muhaxheri

banner

“Sapo e dorëzova dorëheqjen sepse do të mbes në komunë”, tha shkurt Muhaxheri.

Kryetari i Pejës në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi mandatin e deputetit duke marrë plot 25 mijë e 942 vota.

Përveç Muhaxherit, edhe Imri Ahmeti që udhëheq me Lipjanin ka fituar mandatin e deputetit.

Telegrafi ka kontaktuar edhe Ahmetin për të marrë një qëndrim por i njëjti nuk është përgjigjur.

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas më shumë se një muaj nga mbajtja e tyre.

Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet e 09.02.2025 kanë marrë pjesë 966,283 votues apo 46.54 %.Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

Sipas numrit të ulëseve që kanë siguruar në Kuvendin e Kosovës, partitë janë renditur kështu: LVV me 48 deputetë, PDK me 24 deputetë, LDK me 20 deputetë, Lista Serbe me 9 deputetë, AAK-Nisma me 8 deputetë, etj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy