LDK: Përfaqësuesit e VV në Ambasada e Konsullata i manipuluan votat e diasporës, s’lejojmë të cenohet vullneti i mërgatës

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media informon votuesit e saj se nuk do të lejojë “që vullneti politik dhe demokratik i mërgatës të cenohet sa herë që rezultati zgjedhor nuk përputhet me interesat e Vetëvendosjes”, referuar kërkesës së VV-së që të anulphen votat me postë nga mërgata.

LDK thotë se “Vetëvendosje kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës sonë për LDK-në, vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.

banner

LDK thotë se kjo përpjekje për të cenuar vullnetin e lirë të votuesve “tanë në mërgatë përbën një akt të rrezikshëm ndaj integritetit demokratik të procesit zgjedhor”.

LDK deklaron se përfaqësuesit politikë të VV-së, “të emëruar nëpër ambasada dhe konsullata, janë ata që kanë ndërhyrë dhe manipuluar votat e diasporës në zyra e korridore”.

“Mbi 1.600 fletëvotime të kësaj partie, të printuara me të njëjtat gabime teknike, dëshmojnë qartë një manipulim të organizuar. Për më tepër, ka prova të shumta mbi vetë-inkriminimin publik të aktivistëve të Vetëvendosjes në mbushjen masive të fletëvotimeve të mërgatës. Nëse duhet të shqyrtohet anulimi i ndonjë vote për shkak të parregullsive, pikërisht këto raste duhet të jenë objekt i një hetimi të plotë dhe të paanshëm”, thuhet në reagimin e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy