Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja ka refuzuar lirimin e ish-presidentit Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçi, i cili vdiq të dielën mbrëma.
OVL e UÇK e quan “vendim të padrektë, johuman dhe të papranushëm”, mos lejimin e Thaçit nga ana e Speciales.
“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë: