Paçarizi: Mund të hyjmë në muajin maj pa qeveri të re (VIDEO)

by Nexhat

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se Kosova mund të hyjë në muajin maj pa qeveri të re.

Duke folur për zvarritjen e procesit, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se muaji prill ka shumë gjasë që të mos mbyllet me një qeveri të re.

banner

“Kur po flasim për këtë periudhë, duhet me pasë parasysh që pothuajse e kaluam marsin, prilli ka shumë gjasë që mos me u mbyll me një qeveri, dmth na me hy në maj pa qeveri, ose në një situatë shumë optimiste në maj me pasë qeverinë. Imagjonin çfarë rezultatesh kish me prodhu një qeveri e cila nis punën në maj. Zgjedhjet e kaluara lokale i kanë fituar partitë të cilat janë në opozitë. Albin Kurti i ka humbur. Tash në zgjedhjet parlamentare pavarësisht sa komuna ka pasur opozita aktuale dhe Albin Kurti, gjithku, në krejt komunat e Kosovës me katër përjashtime ka fituar lëvizja e Albin Kurtit. Dhe tash në zgjedhjet lokale prapë kanë me u matë muskujt. Koha është e shkurtë”, u shpreh Paçarizi.

Ndiqni deklaratën e tij të plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy