Pak ditë pasi mori detyrën, kryeministri kanadez fton Zelenskyn të marrë pjesë në samitin e G7 në qershor

by Nexhat

Kanadaja, e cila mban presidencën e radhës të G7 këtë vit, ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të marrë pjesë në samitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në qershor në Alberta, Kanadaja perëndimore.

“Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili mori detyrën të premten, foli me Zelensky dhe e ftoi atë në samitin e G7 në qershor në Alberta”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme

banner

Presidenti ukrainas ka theksuar në një postim në X, se ka pasur “një bisedë të mirë me Carney”, duke thënë se ky i fundit “bëri pikat e duhura për nevojën për të rritur presionin ndaj Moskës”, por presidenti ukrainas nuk përmendi se kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të Grupit të Shtatë.

Nga ana e tij, kryeministri i ri kanadez përsëriti se vendi i tij mbështet fuqishëm luftën e Ukrainës për liri kundër agresionit rus. “Një paqe e qëndrueshme në Ukrainë kontribuon në sigurinë e të gjithë neve.”,  ka thënë ai.

Javën e kaluar, G7 riafirmoi mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe kërcënoi Rusinë me sanksione të reja pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të G7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy