Reagon kompania “Besa Security”: Furgoni ynë s’ishte cak i grabitjes së armatosur në Veternik

by Nexhat

Kompania “Besa Security” ka reaguar pas raportimeve se një automjet i tyre ka qenë cak i grabitjes së armatosur në Veternik.

Sipas tyre kjo nuk është e saktë.

banner

“Siç jeni në dijeni, në disa media është publikuar sot një lajm ku citohet se furgoni i kompanisë Besa Security ka qenë “cak i grabitësve” gjatë incidentit të ndodhur në Veternik. Dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk është e saktë.”

Kompania sqaron se furgoni i tyre ka qenë i pozicionuar dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi ku cak i grabitjes ishte një furgon i një kompanie tjetër.

“Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave.”

“Shprehim keqardhjen tonë për këtë incident dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit. Për informacione të sakta, ftojmë mediat dhe opinionin publik të referohen tek burimet zyrtare të Besa Security.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy