Serbia anulon vendimin për subvencionet e fermerëve, paditet nga Këshilli Kombëtar i Luginës

by Nexhat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi ka thënë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi ka anuluar vendimin e këtij këshilli për subvencionet e fermerëve nga Lugina.

“Ministria ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është një veprim tjeter i diskriminimit konstant, në çdo sferë që i ndodh shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

banner

“Komunat e Preshevës e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të varfërat në Serbi, e Qeveria po vazhdon, lere që nuk ndërmerr asnjë hap drejt përmirësimit të situatës, ajo po bllokon edhe ato procese që po mundohemi të marrin bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës e në mbështetjen e zhvillimit në Luginë”, shkruan ai në Facebook.

Poashtu, Rexhepi njoftoi se tashmë kanë dorëzuar padi ndaj këtij vendimi.

“Rreth kësaj, kemi dorëzuar Padi kundër Vendimit në Gjykatën Administrative dhe presim një vendim të drejtë. Nëse në Serbi ka qoftë edhe pak drejtësi, ky vendim duhet të kthehet dhe fermerët tanë të përfitojnë nga kjo shumë.Lufta për të drejtat tona nuk ndalet!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy