Trump paralajmëron Iranin, do të përballeni më forcë të madhe nëse i mbështesni Houthit

by engel

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi të hënën se Irani do të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo sulm shtesë të realizuar nga rebelët Houthi të Jemenit, pasi tensionet vazhdojnë të rriten në Detin e Kuq.

Në mes të sulmeve të vazhdueshme ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Houthive, Trump tha se Irani ka udhëhequr “çdo lëvizje” të grupit dhe ka ofruar atyre pajisje ushtarake, financim dhe inteligjencë.

banner

“Le të mos mashtrohet kush! Qindra sulme të kryera nga Houthi, banditët dhe kriminelët e këqij të bazuar në Jemen, të cilët urrehen nga populli jemenas, vijnë nga dhe krijohen nga IRANI. Çdo sulm tjetër ose hakmarrje nga ‘Houthit’, Irani do të përballet me forcë të madhe, dhe nuk ka garanci që ajo forcë do të ndalet atje,” tha Trump në faqen e tij të medias sociale.

“Çdo të shtënë e shkrepur nga Houthi do të shihet, nga ky moment e tutje, si një të shtënë e shkrepur nga armët dhe drejtimi i IRANIT, dhe IRANI do të mbajë përgjegjësi, dhe do të vuajë pasojat, dhe ato pasoja do të jenë të rënda!” shtoi ai.

Komentet e presidentit pasqyrojnë ato të këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, i cili tha të dielën se Irani ishte përgjegjës për financimin dhe trajnimet e Houthëve dhe ndihmën që u jepte grupit jemenas në sulmet ndaj anijeve ushtarake amerikane.

Të paktën 53 persona u vranë dhe 98 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të SHBA-Britanisë së Madhe ndaj Jemenit të shtunën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthit.

Houthit paralajmëruan Izraelin më 7 mars të lejonin ndihmat humanitare në Rripin e Gazës të bllokuar brenda katër ditëve ose do të përballeshin me operacione të reja ndaj anijeve detare të lidhura me Izraelin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy