Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris jep lajmin: Merina Syla është rikthyer te familja. Gëzon shëndet të plotë

by Nexhat

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj. Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje

Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

banner

“Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Njoftimi

Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

Screenshot 73

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy