Berisha në Shkodër: Beteja për të shembur diktaturën e dytë dhe rindërtuar Shqipërinë

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatët për këtë qark dhe ka shpallur planet e tij për të ardhmen e Shqipërisë. Ai e cilësoi këtë fushatë si një “betejë çlirimtare”, duke theksuar se koha për të “shembur diktaturën e dytë” është tani, dhe se ndryshimi i kërkuar është thelbësor për të ringritur vendin.

“Kjo është një fushatë çlirimtare, një betejë për të shembur diktaturën e dytë që është krijuar gjatë këtyre viteve,” tha Berisha, duke shtuar se kjo është një periudhë e vështirë për shqiptarët, por një mundësi e madhe për të ndaluar shkatërrimin e vendit. Ai theksoi se kjo fushatë është për të nxjerrë Shqipërinë nga situata aktuale dhe për të krijuar mundësi për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

banner

Ne, Demokratët Euroatlantikë, Koalicioni Euroatlantikë kemi qëndruar e qëndrojmë pa asnjë dilemë dhe me mbështetjen më të fuqishme pro drejtësisë, pro SPAK e cila është shpresa e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë,” tha Berisha, duke theksuar angazhimin e tij për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe mbështetje për SPAK-un.

Përsa i përket zhvillimit ekonomik, Berisha e vendosi theksin te prodhimi vendas, sidomos te produktet “Made in Albania”. Ai nënvizoi se nëse PD fiton më 11 maj, një nga prioritetet kryesore do të jetë ulja e taksave dhe rritja e mbështetjes për prodhimin në Shqipëri.

“Në vitin e parë do vendosim taksat më të ulëta në mbarë Europën,” theksoi Berisha. “Made in Albania është prodhimi i Shqipërisë. Krenaria jonë kombëtare do jetë prodhimi i Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Bushatit, prodhimi i mbarë Shqipërisë,” shtoi ai, duke i bërë thirrje biznesmenëve dhe fermerëve shqiptarë të investojnë në prodhimet vendase.

Berisha gjithashtu premtoi se PD do të sigurojë çmime të ulëta të energjisë për qytetarët dhe do të ofrojë mbështetje të madhe për fermerët dhe bizneset. “Do ta blini energjinë tre herë më lirë,” tha ai, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do t’i japë mundësi më të mira shqiptarëve për të investuar dhe zhvilluar bizneset e tyre.

I garantoj fermerët se do kenë subvencione për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti,” tha Berisha, duke shtuar se do të mbrohen projektet e mëparshme për arrorët dhe ullinjtë, për të siguruar një bujqësi të fuqishme dhe të qëndrueshme.

“Made in Albania do e ngrejë Shqipërinë, do e bëjë atë të vrapojë, do i bëjë të mëkëmbur qytetarët e saj,” përfundoi ai, duke theksuar se pa prodhim, Shqipëria nuk ka të ardhme dhe është në rrezik të bëhet një “shkretëtirë ekonomike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy