Deklarata trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për paqen në rajon

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar në lidhje pasi që Kosova, Shqipëria e Kroacia sot kanë nënshkruar Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak,

Kurti këtë e ka cilësuar si hap të jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

banner

‘‘Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić’’, ka shkruar ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy