“E kemi analizuar kundërshtarin, dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre” – Rrudhani flet për ndeshjen me Islandën

by Nexhat

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ku pas stërvitjes foli mesfushori Donat Rrudhani. 

Ai ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e ndeshjes së të enjtes.  

banner

“Stërvitja ishte mjaft e mirë, punuam në aspektin taktik. E kemi analizuar Islandën dhe dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre. Shpresojmë t’i shfrytëzojmë maksimalisht”.  

“Synimi ynë është të fitojmë dhe të kalojmë në Ligën B. Besoj se çdo lojtar do ta japë maksimumin dhe se do të arrijmë objektivin tonë. Paraqitja në Prishtinë është një motiv shtesë për ne”.  

“Është ndjenjë e veçantë të luajmë para tifozëve tanë, ndërsa mbështetja e ‘Dardanëve’ është gjithmonë një avantazh i madh për ne”, ka theksuar Rrudhani. 

Ndeshja e parë do të luhet të enjten, 20 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, ndërsa ajo kthyese ndaj Islandës më 23 mars në Murcia të Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy