Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, ka pranuar se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, me kontratën që i skadon këtë verë.
Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe nuk ka bisedime për një kontratë të re.
Duke folur për hapat e tij të ardhshëm, ndërkombëtari danez zbuloi se ai po i mban të hapura opsionet e tij, por është i përgatitur për një largim të mundshëm nga Old Trafford.
“Nuk e kam menduar ende. Është si herën e kaluar, kontrata ime skadon këtë verë, kështu që në kokën time jam gati të gjej diçka të re, por ende nuk kam vendosur se çfarë do të jetë”, ka thënë Eriksen.

Christian Eriksen ka regjistruar katër gola dhe katër asistime në 27 paraqitje për Manchester United këtë sezon.
Reprezentuesi danez mund të rikthehet te ish-skuadra e tij Ajax e cila ka shfaqur interesim për transferimin e tij.
33-vjeçari ka qëndruar për tre vite te Ajax nga viti 2010 deri më 2013.