FOTO/ KQZ miraton fletët e votimit për zgjedhjet, Celibashi: Është gati 1 muaj para votimeve

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Pas shqyrtimit të të gjitha propozimeve, komisioneri Celibashi njoftoi se do të merret parasysh propozimi i Marash Logut, përfaqësues i PD-së, për disa ndryshime lidhur me kandidatët që kanë dy mbiemra

Ai theksoi se një aspekt i rëndësishëm është që fleta e votimit do të jetë gati një muaj para fillimit zyrtar të fushatës

banner

Celibashi sqaroi se vendimi i sotëm përfshin miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, duke përfshirë renditjen e kandidatëve dhe mënyrën si do të shfaqen ata. Ai po ashtu shtoi se, pas përfshirjes së propozimit të Logut, fleta e votimit do të publikohet për të 12 qarqet, duke bërë korrigjimet e nevojshme për kandidatët me dy mbiemra. Celibashi gjithashtu nënvizoi rëndësinë e uniformitetit në shkrimin e emrave të kandidatëve.

Ai përfundoi duke theksuar se një përfitim i madh për partitë politike dhe kandidatët është që, për herë të parë, ata kanë fletën e votimit gati një muaj përpara fushatës, një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me më herët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy