Komisioni i Garave i FFK hapë procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit dhe Faruk Statovcit

by jonzefaj

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Rilindjes 1974, Faruk Statovci.

Ish-futbollisti, që është edhe analist në studio televizive, ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarin kryesor dhe të kartërt në ndeshjen ndaj Trepçës, që i takoi javës së 19-të të Ligës së Parë.

banner

“I pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit, hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt dhe të njëjtin e kërcënon dhe ofendon”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave.

Statovci edhe në fund të muajit shkurt ishte dënuar me dy ndeshje për fyerje ndaj arbitrave gjatë dhe pas ndeshjes me Istogun. Në atë rast ishte dashur edhe intervenimi i policisë për të ofruar siguri për gjyqtarët.

Për ofendime dhe kërcënime është hapur procedurë disiplinore edhe ndaj trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishi. Në arsyetim thuhet se Munishi kishte nisur fushatë kundër gjyqtarit kryesor para ndeshjes ndaj Dritës.

Munishi ishte përjashtuar me karton të kuq në minutën e 42-të pas pësimit të golit.

Në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe Llapi, për dështim në organizimin e ndeshjes ndaj Suharekës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy